--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
8 janar 2024Aktivitete

Kryetari Spahiu takon Ministrin e Haxhit dhe Umres në Xhide të Arabisë Saudite

#KMSH#lajme
Kryetari Spahiu takon Ministrin e Haxhit dhe Umres në Xhide të Arabisë Saudite

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, me ftesë të ministrit të Haxhit dhe Umres, z. Taufik bin Feuzan al-Rabiah, po zhvillon një vizitë disa ditore në Xhide të Arabisë Saudite. Kryetari i KMSH-së e falenderoi ministrin për punën e palodhur në shërbim të besimtarëve që vizitojnë Arabinë Saudite për kryerjen e Haxhit dhe Umres. Gjithashtu ai vlerësoi të gjitha institucionet të cilat me anë të organizimit të tyre lehtësojnë dhe ofrojnë kushte bashkëkohore për të gjithë haxhinjtë. Ministri Al-Rabiah shprehu konsideratën e tij për Komunitetitn Mysliman të Shqipërisë për bashkëpunim e frytshëm mes dy institucioneve në organizimin e Haxhit. Pas takimit, kryetari i KMSH-së dhe Ministri i Haxhit dhe Umres nënshkruan marrëveshjen e Haxhit ndërmjet dy vendeve për Haxhin e vitit 2024. Në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve, ministri i Haxhit dhe Umres me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë do të vizitojë Shqipërinë gjatë këtij viti, ku do të marrë pjesë në konferencën dhe panairin e Haxhit dhe Umres për rajonin, aktivitet ky që do të bashkë-organizohet nga dy institucionet e lartpërmendura. Gjatë kësaj vizite Kryetari i KMSH-së shoqërohet nga Myftiu i Tiranës dhe përgjegjësi i Zyrës së Haxhit, z. Lauren Luli dhe drejtori i Kabinetit, z. Ejup Lila.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 8