--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
19 nëntor 2021Aktivitete

Kryetari Spahiu pret në një vizitë një grup nxënësish nga Medreseja e Tiranës

#KMSH#lajme
Kryetari Spahiu pret në një vizitë një grup nxënësish nga Medreseja e Tiranës

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti, sot, në një takim një grup nxënësish nga Medreseja e Tiranës, të shoqëruar nga drejtori i shkollës, z. Ndriçim Gjimi. Gjatë takimit, Kryetari Spahiu, inkurajoi nxënësit e medresesë për rëndësinë e dijes, harmonizimin e shkëlqyer që medreseja bën midis shkencave ekzakte, shoqërore dhe ato fetare. “Të qenit nxënës medreseje duhet ta shihni si privilegj, duhet të vlerësoni sakrificën e prindërve tuaj. Shijen e plotë të të qenit ish-nxënës medreseje do ta ndieni edhe më shumë më vonë, kur ju të dilni ne jetë dhe ta shihni këtë periudhë nga një distancë tjetër kohe.” - tha ndër të tjera Kryetari Spahiu gjatë bashkëbisedimit me nxënësit. Ndërsa Drejtori i Medresesë, z. Gjimi, bëri një përmbledhje të procesit edukativ që zhvillohet aktualisht në medresenë e Tiranës, duke vënë theksin mbi arritjet e nxënësve në olimpiada të ndryshme që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit. Në përfundim të takimit, Drejtori Gjimi, i dhuroi Kryetarit Spahiu një dhuratë simbolike në emër të institucionit që ai drejton.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 7