--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
13 maj 2022Aktivitete

Kryetari Spahiu pret në një takim drejtuesit e medreseve Durrës dhe Shkodër

#KMSH#lajme
Kryetari Spahiu pret në një takim drejtuesit e medreseve Durrës dhe Shkodër

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim pune Drejtorin e Medresesë së Shkodrës z. Kujtim Dervishi, Drejtoreshën e Medresesë së Durrësit, znj. Neriman Gjinali, e shoqëruar nga koordinatori, z. Nasuf Hoxha dhe sekretarja e medresesë Durrës, znj. Fatjona Zeneli. Drejtuesit e medreseve e njohën kryetarin Spahiu me ecurinë e punëve në këto institucione arsimore, evidentuan problematikat dhe vendosën prioritetet për vitin e ardhshëm shkollor. Kryetari Spahiu i falenderoi për vizitën si dhe u shprehu atyre gjithë mbështetjen e tij personale dhe të institucionit për t’iu gjendur pranë, ashtu siç edhe ka ndodhur deri më tani, për çdo problematikë. “Medresetë janë krenaria e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe vëmendja ime ndaj tyre është tepër e veçantë dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë” - tha z. Spahiu ndër të tjera. Kryetari në këtë takim u shoqërua nga Drejtori i Kulturës, z. Dorian Demejta.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6