--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
24 shtator 2025Aktivitete

Kryetari i KMSH-së zhvillon vizitë zyrtare në Katar

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së zhvillon vizitë zyrtare në Katar

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga një delegacion i KMSH-së, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetin e Katarit, me ftesë të Ministrit të Vakëfeve dhe Çështjeve Islame, Sh.T. Ghanem bin Shaheen bin Ghanem Al Ghanim.

Në kuadër të kësaj vizite, Kryetari Spahiu u prit në një takim zyrtar nga Ministri Al Ghanim, ku u diskutuan tema me interes të përbashkët, kryesisht mbi rolin dhe zhvillimin e vakëfeve, si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të tjera që lidhen me veprimtarinë fetare dhe kulturore.

Kryetari Spahiu shprehu falënderimet e tij për ftesën dhe pritjen e ngrohtë, duke e njohur Ministrin me veprimtarinë e gjerë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, rolin e tij në shoqëri dhe iniciativat që KMSH ndërmerr në fushën e arsimit, kulturës dhe më gjerë. Ai e cilësoi këtë vizitë si një mundësi të rëndësishme për forcimin e partneritetit mes dy institucioneve.

Nga ana e tij, Ministri Al Ghanim e vlerësoi vizitën si një hap pozitiv në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Islame për të mbështetur nisma që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e vakëfeve, si edhe në fusha të tjera.

Në vijim të takimit, të dy palët vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe të zgjerimit të bashkëpunimit përmes vizitave të ndërsjella zyrtare, duke theksuar se ky bashkëpunim do të jetë i dobishëm për zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Delegacioni që shoqëroi Kryetarin Spahiu përbëhej nga Drejtori i Vakf-Investimeve, z. Erlis Mosha; Këshilltari për Marrëdhëniet me Botën Arabe, Dr. Xhemal Saferti; dhe Myftiu i Gjirokastrës, z. Ermir Gjana.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5