--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
5 korrik 2024Lajme

Kryetari i KMSH-së pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e KMSH-së Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Klevis Qose. Kryetari i KMSH-së fillimisht e uroi z. Qose për detyrën e re dhe e siguroi atë që KMSH do të vazhdojë të kontribuojë edhe më tej duke e rritur bashkëpunimin mes dy institucioneve. Në fjalën e tij, z. Qose, vlerësoi kontributin e deritanishëm të KMSH-së në rëndësinë e mbështetjes morale dhe shpirtërore për të ndihmuar të burgosurit në procesin e tyre të rehabilitimit dhe riintegrimit si dhe ccdo kontribut që KMSh jep në IEVP-të e vendit me anë të punonjësve të tij. Bashkëbisedimi vazhdoi më tej duke prekur një sërë tematikash të ndryshme.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4