--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
20 korrik 2026Lajme

Kryetari i KMSH-së pret në një takim përfaqësues të Këshillave Ndërfetarë nga Europa

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së pret në një takim përfaqësues të Këshillave Ndërfetarë nga Europa

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim përfaqësues të Këshillave Ndërfetarë nga shtatë vende të Europës, si dhe përfaqësues të lartë të organizatës Religions for Peace International nga New Yorku, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”.

Në fjalën e tij të mirëseardhjes, kryetari Spahiu shprehu kënaqësinë për zhvillimin e këtij forumi në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e forcimit të dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe harmonisë shoqërore.

Më tej, kryetari i KMSH-së I njohu me historikun dhe veprimtarinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, institucionet arsimore, fetare dhe sociale në varësi të tij, si dhe kontributin e vazhdueshëm që ky institucion ka dhënë në kultivimin e vlerave universale, respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës fetare në vend.

Kryetari Spahiu u ndal gjithashtu te modeli shqiptar i harmonisë ndërfetare, duke theksuar se bashkëjetesa mes besimeve në Shqipëri nuk përfaqëson vetëm një traditë historike, por një vlerë të gjallë që kultivohet çdo ditë përmes dialogut, respektit reciprok dhe bashkëpunimit në shërbim të së mirës së përbashkët. Ai nënvizoi se komunitetet fetare në Shqipëri kanë dëshmuar se diversiteti fetar është një pasuri që forcon unitetin shoqëror dhe kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më paqësore dhe më solidarizuese.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë vlerësuan lart frymën e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet shembullore mes komuniteteve fetare në Shqipëri, duke e cilësuar këtë përvojë si një model të suksesshëm që meriton të promovohet dhe të shërbejë si shembull edhe për vendet e tjera të Europës dhe më gjerë.

Ky forum organizohet nga Religions for Peace International, European National Interreligious Bodies dhe Religions for Peace Europe, në bashkëpunim me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, komunitetet fetare në vend, si dhe partnerë kombëtarë e lokalë, ku do të diskutojnë mbi dialogun ndërfetar, bashkëpunimin dhe rolin e komuniteteve të besimit në ndërtimin e paqes, kohezionit social dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 15