--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
31 tetor 2018Lajme

Kryetari i KMSH-së merr pjesë ceremoninë e 25 vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Serbisë

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së merr pjesë ceremoninë e 25 vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Serbisë

Me ftesë të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Serbisë, Dr. Mevlud ef. Dudiç, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skënder Bruçaj mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 25 vjetorit të themelimit të këtij komuniteti, ceremoni e cila u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame në Novi Pazar.

Fillimisht delegacioni i KMSH-së me në krye H. Skënder Bruçaj, zhvilluan një vizitë në ambientet e Meshihatit të Sanxhakut, ku u pritën nga Dr. Dudiç dhe kreu i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës Reis'ul Ulema Husein Kavazoviç, me të cilët u fol për bashkëpunim midis bashkësive në çështje të interesit të përbashkët.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5