--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
29 janar 2021Lajme

Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, zhvilloi një vizitë pune në Myftininë e Pogradecit

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, zhvilloi një vizitë pune në Myftininë e Pogradecit

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, zhvilloi një vizitë pune në Myftininë e Pogradecit. Kryetari u prit nga Myftiu i Pogradecit, z. Namik Mahmutllari dhe imamë të xhamive të ndryshme të myftinisë. Kryetari Spahiu falënderoi myftiun dhe imamët për punën e deritanishme dhe u shprehu atyre gjithë mbështetjen e tij personale dhe të institucionit për mbarëvajtjen e punëve në shërbim të përhapjes së mesazhit të bukur të fesë islame. Më pas, Kryetari mbajti hutben e xhumasë në xhaminë "Ebu Bekr" ku ndau mesazhin e tij me besimtarët e pranishëm. Në këtë vizitë, Kryetari Spahiu u shoqërua nga z. Taulant Bica, Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili gjithashtu mbajti hutben në xhaminë "Bilal".

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 10