--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
7 gusht 2013Njoftime

Kryetari i KMSH Haxhi Selim Muça uron shqiptarët për Fitër Bajram

#KMSH#lajme
Kryetari i KMSH Haxhi Selim Muça uron shqiptarët për Fitër Bajram

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, ka uruar besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për festën e Fitër Bajramit.

Fitër Bajrami është ditën e nesërme (8 gusht 2013). Ceremonia e faljes së Bajramit do të bëhet si çdo vit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në sheshin përpara ish- Hotel Dajtit. Bajrami falet në orën 06:23.     Përshëndetja e plotë e Kryetarit të KMSH për Fitër Bajramin

Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim

  Tashmë po dalim nga muaji më i dashur dhe miku më i njohur ndër myslimanët - Ramazani, muaji i agjërimit, mëshirës, lutjeve; muaji i shpalljes së Kuranit, muaji në të cilin nuk u kursye ndihma dhe mëshira hyjnore. Nesër është Bajram dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin, gëzuar Fitër Bajramin. Paqe, lumturi dhe harmoni sjelltë në familjet tuaja. Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët. Zoti thotë: “Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur”. Urimet dhe vizitat e Bajramit janë tradita të vyera të popullit tonë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme. Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Veprimi më i dashur për Allahun pas kryerjes së obligimeve, është kur një mysliman e gëzon vëllain e tij. Nisur nga kjo, le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit. I uroj edhe njëherë besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, ta gëzojnë këtë festë me familjen, farefisin, fqinjët dhe gjithë shoqërinë. Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë.

Haxhi Selim Muça

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1