--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
27 janar 2025Aktivitete

Kryetari i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane takon tre krerët e Bashkësive Fetare Shqiptare të Rajonit

#KMSH#lajme
Kryetari i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane takon tre krerët e Bashkësive Fetare Shqiptare të Rajonit

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori pjesë në një takim të rëndësishëm të organizuar në Prishtinë nga Kryetari i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, Dr. Ali Rashid en Nuajmi.

Ky takim, i cili në thelb ishte konsultativ mes palëve, bëri bashkë krerët e Bashkësive Fetare Islame të rajonit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Diskutimet u fokusuan kryesisht në rolin kyç të këtyre Bashkësive Islame në promovimin e paqes, tolerancës dhe harmonisë sociale, duke nënvizuar më tej kontributet e drejtpërdrejta të tyre në forcimin e këtyre vlerave.

Në fjalën e tij, Kryetari Spahiu theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në krijimin e një ambienti të qëndrueshëm, të qetë dhe harmonik, duke u fokusuar në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin gjithashtu Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Kosovës, z. Naim ef. Tërnava, dhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Hfz. Shaqir ef. Fetai, të cilët dhanë gjithashtu perspektivën e tyre në lidhje me qëllimin e këtij takimi.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1