--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
9 prill 2014Lajme

Kryetari Bruçaj pret të ngarkuarin me punë në ambasadën e Libisë

#KMSH#lajme
Kryetari Bruçaj pret të ngarkuarin me punë në ambasadën e Libisë
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skender Bruçaj, priti në një takim të ngarkuarin me punë në ambasadën e Libisë në Shqipëri z. Essam Ben Galiel. Z. Galiel uroi kryetarin Bruçaj për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar qoftë si diplomat qofte edhe si besimtar. “Kam besimin  se kryetari i ri me energjinë e tij do të bëjë maksimumin për të ruajtur dhe zhvilluar dinjitetin e besimtarëve. Shpreh gatishmërinë time të plotë për të bashkëpunuar në çdo nismë tuajën”, tha Galiel. Kryetari Bruçaj falënderoi z. Galiel për vizitën dhe u shpreh se Komuniteti Mysliman do të vazhdojë me energji të reja në rrugën e tij në shërbim të Islamit dhe myslimanëve shqiptarë. Z. Bruçaj bëri edhe një panoramë të shkurtër të institucionit të KMSH-së. 9 Prill 2014

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1