--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
17 tetor 2014Lajme

Kryetari Bruçaj pret Këshilltarin për Marrëdhëniet me Jashtë të DASH

#KMSH#lajme
Kryetari Bruçaj pret Këshilltarin për Marrëdhëniet me Jashtë të DASH

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj priti në një takim Këshilltarin për Marrëdhëniet me Jashtë në Departamentit Amerikan të Shtetit në Washington,  Ambasadorin Robert Bradtke.

Në takim u fol mbi parandalimin e luftërave potenciale në vatrat e luftës jashtë vendit.  Ambasadori e njohu Kryetarin Bruçaj me eksperienca të ndryshme në botë sa i përket parandalimit të fenomenit dhe shkaqet ose motivet që i çojnë njerëzit në luftë.

Kryetari Brucaj nga ana e tij shprehu gatishmërinë për pranimin e sugjerimeve të ambasadorit dhe e njohu me projekte të zbatuara dhe të tjera që presin zbatimin nga na e Komunitetit Mysliman.

Ambasadori Bradtke falënderoi kryetarin për gjithë kontributin në këtë kontekst dhe e përgëzoi për bashkëpunimin me instancat shtetërore në veçanti me pushtetin lokal.

17  Tetor 2014

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2