--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
14 prill 2022Aktivitete

Kreu i organizatës "Mirësi për botën" viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Kreu i organizatës "Mirësi për botën" viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim në selinë e institucionit, z. Mohummed Umar Sayed, kreun e organizatës "Mirësi për botën" dhe z. Ervis Xhelo, këshilltar i tij për vendin tonë. Gjatë këtij takimi u firmos marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet organizatës në fjalë dhe KMSh-së për mbështetjen e aktivitetit fetar në xhami të ndryshme të vendit, ndihmesën e shtresave në nevojë, hapjen dhe menaxhimin e jetimoreve, hapjen dhe menaxhimin e qendrave kulturore, ofrimin e bursave shkollore, zhvillimin e aktiviteteve të bamirësisë, etj. Kjo marrëveshje do të ketë një vlefshmëri 10-vjeçare.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6