--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
10 nëntor 2017Lajme

Kreu i KMSH-së pret për vizitë ambasadorin e Libisë

#KMSH#lajme
Kreu i KMSH-së pret për vizitë ambasadorin e Libisë
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një vizitë zyrtare ambasadorin e Libisë në Shqipëri, z. Miloud Alama. Kryetari Bruçaj e falënderoi z. Alama për vizitën. Ai vlerësoi marrëdhëniet që ekzistojnë midis vendeve dhe kërkoi shtrirjen e këtyre marrëdhënieve edhe ndërmjet Komunitetit Mysliman dhe Ambasadës së Libisë në vendin tonë. Ambasadori i Libisë e falënderoi z. Bruçaj për pritjen e ngrohtë e të përzemërt. Ai vlerësoi qëndrimet e KMSH ndër vite si edhe rolin e saj aktiv në promovimin e vlerave të besimit nëpërmjet edukimit të brezave të rinj. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunim reciprok në fusha të ndryshme.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3