--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
21 prill 2021Lajme

Kreu i KMSH-së, H. Bujar Spahiu: Kënaqësi e veçantë bashkëbisedimi që pata me imamin e nderuar, Rijad ef. Aliu, të Xhamisë Dituria në Gjenevë-Zvicër

#KMSH#lajme
Kreu i KMSH-së, H. Bujar Spahiu: Kënaqësi e veçantë bashkëbisedimi që pata me imamin e nderuar, Rijad ef. Aliu, të Xhamisë Dituria në Gjenevë-Zvicër

Ishte një kënaqësi e veçantë bashkëbisedimi që pata me imamin e nderuar, Rijad ef. Aliu, të Xhamisë Dituria në Gjenevë-Zvicër.

Imami i nderuar zhvillon një bashkëbisedim “Mesazhe Ramazani”, ku unë isha i ftuar dhe pata nderin të komunikoj me të dhe xhematin e Xhamisë Dituria në Zvicër.

Gjatë këtij bashkëbisedimi me imamin, folëm për dobitë e agjërimit.

Për ne si myslimanë agjërimi nuk është një ushtrim fizik apo dietik, për ne ky është muaji i përsosjes morale dhe shpirtërore, është muaji i adhurimeve suplementare dhe përkushtimit.

Ramazani është një sakrificë të cilën duhet besim dhe sinqeritet në besim për t’ia dalë.

Këto ishin disa nga mendimet e mija që ndava me imamin e nderuar dhe nëpërmjet tij me gjithë diasporën tonë të çmuar.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe unë po i kushtojmë një vëmendje shumë të veçantë diasporës tonë, ata janë ambasadorë të islamit dhe të kulturës shqiptare në vendet ku jetojnë.

E falënderoj përzemërsisht imamin e nderuar Rijad ef, Aliu për ftesën dhe bisedën që patëm bashkë!

[gallery size="full" columns="2" ids="15586,15585,15584"]

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4