--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
11 gusht 2021Lajme

Krerët e Bashkësive Islame të Diasporës vizitë në KMSH

#KMSH#lajme
Krerët e Bashkësive Islame të Diasporës vizitë në KMSH

Krerët e Komuniteteve dhe Qendrave Islame Shqiptare në Diasporë , përkatësisht, Kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Italisë Reshat Ibishi, i shoqëruar nga Sekretari i kësaj Bashkësie, z. Mirsadin Aliji, Kryetari i Kuvendit të Komunitetit Shqiptar në Zvicër, H. Abdullah Mustafi dhe Kryeimami ALKIG - Albanische Kultusgemeinde, z. Usam Alimi nga Bashkësia Islame Shqiptare Austri, ishin për një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Ata u pritën në një takim miqësor nga Kryetari Spahiu.

Z. Spahiu vlerësoi vendosjen e urave të bashkëpunimit midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Diasporës Shqiptare, për rastin e fatkeqësisë natyrore të tërmetit të vitit 2019 që goditi vendin tonë, si dhe theksoi angazhimin për të çuar më tej këtë bashkëpunim në interes të besimtarëve dhe vendit tonë.

Shqiptarët e Diasporës janë ndër kontribuesit për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të viti 2019.

Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi nga afër i shtëpive që po ndërtohen nga donacionet e mbledhura nga besimtarët e Diasporës dhe fillimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Thumanës, e cila po ashtu do të ndërtohet me fondin e përbashkët të Diasporës.

Krerët e Komuniteteve Islame të Diasporës gjatë inspektimit në terren u shoqëruan nga Nënkryetari Bica, i cili është edhe koordinatori i menaxhimit të projektit nga ana e KMSH dhe Drejtori i Vakf/Investimeve dhe Financës, z. Edison Hoti, në objektet që po ndërftohen nga fondet e mbledhura.

Z. Bica i falënderoi kontribuesit që ia besuan Komunitetit Mysliman të Shqipërisë amanetin e tyre, dhe i garantoi ata se i gjithë procesi i rindërtimit do të jetë transparent dhe do të ndiqet hap pas hapi deri në përfundim.

Allahu i shpërbleftë bamirësit!

[gallery columns="1" size="full" ids="16093,16096,16105,16111,16094,16095,16097,16098,16099,16100,16101,16102,16103,16104,16106,16107,16108,16109,16110"]

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 20