--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
8 tetor 2014Lajme
KMSH shpërndan mijëra kurbane në të gjithë vendin
#KMSH#lajme

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinitë e rretheve kanë shpërndarë mijëra kurbane me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Pakot me mishin e kurbanit u janë shpërndarë familjeve të varfra, fëmijëve jetimë, paraplegjikëve, tetraplegjikëve, familjeve në gjak, etj.
Nismës së përvitshme të KMSH-së i janë bashkuar gjithashtu organizata dhe fondacione të ndryshme humanitare që operojnë në Shqipëri.
Fotot e mëposhtme janë bërë gjatë shpërndarjes së kurbaneve në mbi 700 familje në rrethin e Pukës, konkretisht në: Pukë, Fushë-Arrëz, fshatrat: Iballë, Flet, Rrapë, Kabash, Lajthizë, Qerret, etj.
Galeria e Fotove

1 / 8