--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
21 qershor 2016Lajme

KMSH, iftar në burgun e Peqinit

#KMSH#lajme
KMSH, iftar në burgun e Peqinit

Myftinia e Peqinit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, shtruan një iftar në Burgun e sigurisë së lartë Peqin, për të gjithë personat me liri të kufizuar që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Në këtë aktivitet morën pjesë myftiu i Peqinit, z. Bilal Bodlli, stafi i edukimit të burgut si dhe drejtorët dhe punonjësit e policisë së burgut.

Iftari filloi me faljen e namazit të akshamit. Më pas u shtrua edhe iftari për 60 agjëruesit e burgut të Peqinit.

Gjatë iftarit myftiu i Peqinit, z. Bilal Bodlli mbajti një ligjëratë ku foli për rëndësinë dhe vlerën e muajit të Ramazanit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në kuadër  të Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, ka shtruar një sërë ifaresh për agjëruesit në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5