--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
20 korrik 2021Lajme

KMSH hapi dyert sot paradite për të pritur urimet me rastin e Kurban Bajramit

#KMSH#lajme
KMSH hapi dyert sot paradite për të pritur urimet me rastin e Kurban Bajramit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hapi dyert sot paradite për të pritur urimet me rastin e Kurban Bajramit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti urime nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare të vendit tonë, nga Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, gazetari i mirënjohur, z. Lutfi Dervishi, akademikë, drejtues të institucioneve qëndrore e lokale, publike e private.

Urimet e tyre i përcollën edhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera mike, të akredituara në Tiranë.

Në mesazhet e tyre drejtuar kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiut, ata shprehën urimet dhe përshëndetjet e tyre të sinqerta, si dhe vunë theksin te simbolika e sakrificës që përcjell Kurbani në vendin tonë dhe mbarë botën.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon të gjithë ata që morën pjesë në këto vizita si dhe të gjithë shqiptarët që kanë dërguar mesazhe urimi me rastin e kësaj feste.

[gallery columns="1" size="full" ids="15959,15960,15961,15962,15963,15964,15965,15966,15967,15968,15969,15970,15971,15972,15973,15974"]

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 17