--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
13 shtator 2013Lajme

KMSH hap fazën e dytë të regjistrimeve për Haxhin 2013

#KMSH#lajme
KMSH hap fazën e dytë të regjistrimeve për Haxhin 2013
Duke parë interesimin e vazhdueshëm të besimtarëve për kryerjen e Haxhit Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka hapur fazën e dytë të regjistrimeve për Haxhin 2013. Të interesuarit të nxitojnë të kryejnë regjistrimin pranë Zyrës së Haxhit  në KMSH ose pranë Myftinive në rrethet përkatëse. Faza e dytë e regjistrimeve zgjat deri më 16 shtator. Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: - Pasaporta e vlefshme jo më pak se 6 muaj. - Për personat që nuk kanë nënshtetësi shqiptare e shoqëruar me lejen e qëndrimit e cila të jetë e vlefshme jo më pak se 6 muaj. - Fotografi pasaporte 4 copë. - Certifikatë, dëshmi që vërteton lidhjen e gjakut për femrat që janë nën 45 vjeç. - Vaksina kundër meningjitit, me afat jo më pak se 10 ditë, dhe jo më shumë se tre vjet.   Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në: e-mail: [email protected] Cel: 067 30 48 877 Cel: 069 81 55 523 web: www.kmsh.al

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 1