--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
17 nëntor 2016Lajme
Hafiz Sabri Koçi nderohet me titullin "Qytetar Nderi" nga Bashkia e Durrësit
#KMSH#lajme

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Këshilli Bashkiak i Durrësit i jep titullin "Qytetar Nderi" Haxhi Hafiz Sabri Koçit, kryretarit të parë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë pas komunizmit.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka nderuar me të njëjtin titull edhe drejtuesit e parë pas komunizmit të komuniteteve të tjera fetare si, Anastas Janullatos, Imzot Rrok Mirdita dhe Baba Reshat Bardhi.
Krerët e komuniteteve fetare janë vlerësuar për lartësimin e vlerave të tolerancës, solidaritetit dhe rolin e rëndësishëm në harmoninë dhe bashkëjetësën fetare.
Galeria e Fotove

1 / 2