--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
7 maj 2013Njoftime

Filluan regjistrimet në të gjitha Medresetë e vendit

#KMSH#lajme
Filluan regjistrimet në të gjitha Medresetë e vendit
Kanë filluar regjistrimet për provimin e pranimit në të gjitha medresetë për vitin shkollor 2013-2014. Medreseja e Tiranës, Korçës, Cërrikut ( Elbasan ), Beratit e Kavajës do të zhvillojnë provimin e pranimit në ambientet e tyre më dt: 12.05.2013. Medresetë me modelin e tyre të arsimit, edukimit dhe sukseset e njëpasnjëshme, kanë kaluar shkollat dhe kolegjet privatë në Shqipëri, me mësimdhënien e shkencave ekzakte në gjuhën angleze dhe me zhvillimin e mësimit në tre gjuhë të tjera si, anglisht, arabisht turqisht, dhe shqip, i ka shtuar vlerat dhe ka pasuruar me sukseset e tij historinë e arsimit shqiptar. Me ambientet e tyre sociale e komode të kompletuara me të gjitha kushtet bashkëkohore, konviktet e medreseve kanë krijuar mundësinë që nxënësit e largët të mos kenë problem akomodimi, sepse ky shërbim së bashku me tre vakte ushqim i bën studentet të ndjehen si në familjen e tyre. Medresetë me sukseset e tyre kombëtare dhe ndërkombëtare janë bërë krenaria e Shqipërisë. E ardhmja varet nga përgatitja e brezave të arsimuar dhe edukuar mirë. Për t’u regjistruar në provimin hyrës në medrese mund që të bëni regjistrimin online: http://medresejatirane.com/regjistirimi/ http://www.mkorces.org/regjistirimi/ http://www.medresejaberat.com/regjistirimi/ http://medresejakavaje.com/regjistirimi/ http://www.medresejacerrik.com/regjistirimi/  7 Maj 2013 /Drita Islame/ Për të shkarkuar pyetjet e provimit të pranimit të vitit të kaluar 2012-2013

Kliko Këto

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2