--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
8 maj 2014Aktivitete

Elbasani mirëpret me entuziazëm programin për Profetin a.s.

#KMSH#lajme
Elbasani mirëpret me entuziazëm programin për Profetin a.s.

  Programi Festiv 2014 “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit” u prit me mjaft entuziazëm në qytetin e Elbasanit. Këndim Kurani, Ilahi të shumta, pjesë poetike, pasazhe të shkurtra nga jeta e Profetit Muhamed, u shpalosën dje në teatrin “Skampa” në Elbasan, i cili ishte tejmbushur nga qytetarë të qytetit të arsimit. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu nënvizoi se shembulli dhe modeli i Profetit Muhamed është i tillë që nuk do të shuhet deri në ditën e fundit. “Mënyra me e mirë për të ndjekur shembullin e Profetit tonë të dashur është njohja, së pari duhet ta njohim atë në të gjitha dimensionet dhe një mënyrë mjaft e mirë e njohjes janë edhe këto programe të tilla që na mbushin zemrën me dashuri dhe besim”, tha z. Spahiu. Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtori i Medresesë së Elbasanit Jakup Shahin, i cili falënderoi përzemërsisht qytetarët për praninë e tyre. Në aktivitet morën pjesë edhe prefekti i qarkut z. Arben Kamami ,Drejtoresha e Arsimit në Elbasan, znj. Jonida Cungu,  Myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të arsimit, artit dhe kulturës. Programi festiv u organizua nga Komuniteti Mysliman, Myftinia e Elbasanit dhe Medreseja e Elbasanit.  Një program i tillë organizohet për herë të parë në këtë qytet. 7 Maj 2014  

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6