--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
25 tetor 2024Lajme

E ngarkuara me Punë e Misionit Diplomatik të Algjerisë viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
E ngarkuara me Punë e Misionit Diplomatik të Algjerisë viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një vizitë kortezie në selinë e institucionit, znj. Nadia Lamrani, e ngarkuara me Punë e Misionit Diplomatik të Republikës Popullore Demokratike të Algjerisë.

Pasi i uroi mirëseardhjen, kryetari Spahiu e njohu atë shkurtimisht me organikën dhe aktualitetin e institucionit në veprimtarinë e tij fetare, edukative dhe sociale.

Ndërsa znj. Lamrani, prezantoi misionin e saj diplomatik në vendin tonë dhe shprehu gatishmërinë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale me KMSH-në. Po ashtu, ajo vlerësoi pozitivisht rolin e institucionit në ruajtjen dhe promovimin e harmonisë dhe dialogut ndërfetar në shoqërinë Shqiptare.

Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4