--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
27 shtator 2023Aktivitete

Drejtori i Përgjithshëm i Programeve dhe Zhvillimit Ndërkombëtar pranë Qatar Charity viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Drejtori i Përgjithshëm i Programeve dhe Zhvillimit Ndërkombëtar pranë Qatar Charity viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie në selinë e institucionit, z. Abdulaziz Jassem Hajji, Drejtor i Përgjithshëm i Programeve dhe Zhvillimit Ndërkombëtar pranë Qatar Charity, i shoqëruar ky i fundit nga Drejtori i Qatar Charity Albania, z. Mahmud Abas Shakir dhe Koordinatori i Projekteve, z. Bledar Macka. Në fjalën e tij, kryetari Spahiu, pasi u shprehu mirëseardhjen të lartëpërmendurve, u ndal në marrëdhënien mjaft konstruktive që ka karakterizuar dy institucionet ndër vite, po ashtu ai nuk la pa përmendur mbështetjen e vazhdueshme që kjo shoqatë ka dhënë për vendit tonë. Nga ana e tij, z. Abdulaziz Jassem Hajji, falenderoi kryetarin Spahiu për mikpritjen dhe theksoi pozitivisht rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në shoqërinë tonë. Më tej, të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehën vullnet të plotë në konkretizimin e marrëveshjeve të mëtejshme në fusha me interes të përbashkët. Gjatë këtij takimi, kryetari Spahiu, shoqërohej nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, Drejtori i Vakf-Investimeve dhe Financës në KMSH, z. Edison Hoti dhe Dr. Jamal al-Safarty, Këshilltar i Kryetarit për Marrëdhëniet me Botën Arabe.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 4