--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
1 gusht 2024Lajme
Drejtori i Fondacionit “Mirënjohja”, viziton kryetarin Spahiu në selinë e institucionit
#KMSH#lajme

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim, Drejtorin e Fondacionit “Mirënjohja”, z. Samed Shehu. Gjatë takimit, z. Shehu, theksoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve si mjaft pozitiv në shërbim të Islamit dhe besimtarëve në vendin tonë. Ndërsa kryetari Spahiu, e falenderoi Drejtorin e Fondacionit “Mirënjohja” për vizitën dhe i shprehu atij gatishmërinë e vazhdimësisë së këtij bashkëpunimi në projekte të ndryshme në të ardhmen e afërt. Bashkëbisedimi ndërmjet palëve vijoi më tej mbi tematika të ndryshme. Gjatë këtij takimi, të dy krerët e lartëpërmendur shoqëroheshin nga përfaqësues të ndryshëm nga stafi përkatës.
Galeria e Fotove

1 / 3