--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
3 gusht 2015Lajme

Drejtori ekzekutiv i “Qatar Charity” vizitë në KMSH

#KMSH#lajme
Drejtori ekzekutiv i “Qatar Charity” vizitë në KMSH

Drejtori ekzekutiv i “Qatar Charity”, z. Faisal Rashid AlFehaida ka kryer një vizitë pune në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Gjatë vizitës së tij ai është takuar me nënkryetarin e KMSH-së, z. Bujar Spahiu dhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në KMSH, z. Astrit Zharri.

Sëbashku u diskutua për projektet që janë vënë në zbatim falë bashkëpunimit dypalësh dhe u hodhën ide për projekte dhe aktivitete të tjera.

Në emër të KMSH-së, nënkryetari e ka falenderuar për kontributin që ky fondacion ka dhënë për shoqërinë shqiptare në fusha të ndryshme si: fetare, sociale dhe arsimore.

Gjithashtu z. AlFehaida ka vlerësuar bashkëpunimin e KMSH-së me “Qatar Charity” duke premtuar se këto bashkëpunime do të vazhdojnë dhe do të jenë në rritje.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5