Botimet e reja të KMSH-së në Panairin e Librit “Tirana 2015”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të prezantohet në Panairin e Librit Tirana 2015 me disa botime të reja së bashku me botimet periodike. Kolana “Zani i Naltë", e plotë, në 10 vëllime, botim i tre Bashkësive Islame Shqiptare, duke përfshirë të gjithë numrat nga themelimi i revistës më 1923 deri më 1939. "100 personalitete të kulturës shqiptare islame" (Botimi i tretë), i rishikuar. "Bibliografia e gazetës Drita Islame (janar 1992 – dhjetor 2011)" Revista Shkencore “Zani i Naltë”, nr. 13. Revista “Drita Islame”, nëntor 2015, një numër special kushtuar 25 vjetorit të lirisë së besimit në Shqipëri. Në stendën e KMSH-së do të jenë po ashtu të gjitha botimet e tjera të institucionit, si dhe libra nga të gjitha shtëpitë botuese, me të cilat operon libraria e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë “Miqtë e Librit”. Panairi i Librit do të zhvillohet nga data 11-15 nëntor 2015, në Pallatin e Kongreseve.
Galeria e Fotove
