--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
30 gusht 2021Lajme
Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite vizitë në KMSH.
#KMSH#lajme

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Faisal Ghazi Hifzi, ishte për një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ai u prit nga Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu, i cili i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe i uroi suksese në detyrën e tij. Ambasadori Hifzi falënderoi Kryetarin Spahiu për mikpritjen dhe shprehu angazhimin e tij se do të vazhdojë traditën e paraardhësve të tij, sa i përket bashkëpunimit të ngushtë midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Në fund të takimit u shkëmbyen edhe dhurata simbolike të rastit. Kryetari u shoqërua në këtë takim nga Nënkryetari Bica, Myftiu i Tiranës Luli dhe Këshilltari i tij Xhemal Seferti.
Galeria e Fotove

1 / 5