--:--:--
الفجر--:--
الشروق--:--
الظهر--:--
العصر--:--
المغرب--:--
العشاء--:--
7 shkurt 2019Lajme

Abu Dabi: Nënshkruhet "Dokumenti i vëllazërisë njerëzore”

#KMSH#lajme
Abu Dabi: Nënshkruhet "Dokumenti i vëllazërisë njerëzore”

Shejhu i madh i Al-Az-harit, Shejh Ahmed al-Tajjib dhe Kreu i Kishës Katolike dhe sovran i qytetit të Vatikanit, Papa Françesku, nënshkruan “Dokumentin e Vëllazërisë Njerëzore”, gjatë vizitës historike që ky i fundit zhvilloi këtë muaj në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dabi.

Ky dokument u nënshkrua ndërmjet dy krerëve të lartëpërmendur në fund të Konferencës Globale të Vëllazërisë Njerëzore, Abu Dabi, në prezencë të rreth 700 liderëve fetarë nga e gjithë bota, ndër ta edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj.

Ky dokument në vetvete fton të gjithë njerëzit që kanë besim në Zot, të bashkohen për të punuar sëbashku e për ti dhënë brezave të ardhshëm kulturën e respektit të ndërsjelltë mes njerëzve që vijnë nga besime, raca apo shtresa shoqërore të ndryshme.

Ky dokument reflekton mbi nivelin e varfërisë, konfliktit dhe vuajtjes së aq shumë vëllezërve dhe motrave në pjesë të ndryshme të botës si pasojë e luftërave, padrejtësive shoqërore, korrupsionit, pabarazisë, degradimit moral, diskriminimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe shumë faktorëve të tjerë nga të cilët po vuan shoqëria njerëzore sot.

Dokumenti i Vëllazërisë Njerëzore, në përputhje me Dokumente të mëparshme Ndërkombëtare që kanë theksuar rëndësinë e rolit të feve në ndërtimin e paqes globale, ndër të tjera mbështet këto pika:

Në përfundim të dokumentit thuhet gjithashtu se përmes bashkëpunimit të përbashkët në mes Kishës Katolike dhe Al-Azharit, të dy palët do të punojnë për ta dorëzuar këtë dokument tek vendimmarrësit e politikave globale, liderët klerikë më me ndikim në botë, organizatat rajonale, ato ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile, institucionet dhe udhëheqësit e mendimit dhe opinionit fetarë dhe ti përkthejnë ato në politika, vendime, tekste legjislative, kurrikula arsimore dhe materiale informative për të gjithë ne.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3