
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë në selinë e institucionit, Ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në vendin tonë, z. Marco Alberti.
Gjatë bisedës, kreu i KMSH së e njohu Ambasadorin me historikun, rolin dhe institucionet kryesore të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke theksuar nismat për dialog ndërfetar dhe projektet sociale në shërbim të besimtarëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë, si dhe i uroi atij suksese në përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Ambasadori italian vlerësoi harmoninë ndërfetare në Shqipëri si model unik në rajon dhe u shpreh i gatshëm të mbështesë projekte të përbashkëta që forcojnë më tej dialogun mes dy vendeve. Ai nënvizoi se Italia e sheh Shqipërinë si partner strategjik dhe se ambasada do të vijojë të intensifikojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Takimi ndërmjet dy krerëve u zhvillua me tëj në formën e një bashkëbisedimi të lirë mbi aktualitetin e vendit dhe rajonit.






