--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
18 gusht 2026Lajme

Zyrtarja për Çështjet Politike në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Zyrtarja për Çështjet Politike në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie Znj. Olivia Maigret, zyrtare për Çështjet Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Spahiu pasi i uroi mirëseardhjen ai vlerësoi marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ambasadës së SHBA-ve.

Ai gjithashtu e njohu znj. Maigret me historinë, organizimin, institucionet arsimore, misionin e institucionit, si dhe rolin e tij në ruajtjen e harmonisë dhe dialogut ndërfetar në Shqipëri.

Nga ana e saj, znj. Maigret shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në shoqëri si dhe angazhimin e tij në promovimin e vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare.

Gjatë takimit u diskutua mbi tematika të ndryshme të karakterit fetar, social e kulturor që prekin aktualitetin e vendit tonë, duke shërbyer si një mundësi e mirë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy institucioneve.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6