--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
26 qershor 2023Aktivitete

Zhvillohet simpoziumi me temë: "Kurban Bajrami, festa e sakrificës dhe solidaritetit njerëzor"

#KMSH#lajme
Zhvillohet simpoziumi me temë: "Kurban Bajrami, festa e sakrificës dhe solidaritetit njerëzor"

"Kurban Bajrami, festa e sakrificës dhe solidaritetit njerëzor", ishte ky titulli i simpoziumit të zhvilluar ditën e djeshme nga Myftinia Fier.

Programi u çel me lexim Kurani nga imami Abdullah Ziba, për të vijuar më tej me fjalën përshëndetëse të Myftiut të këtij rrethi, z. Mikel Hazizolli.

Në fjalën e tij ai falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe u ndal në disa aspekte të rëndësishme të kësaj feste në mesin e besimtarëve.

Më tej, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, theksoi organizimin e aktiviteteve të tilla si mjaft domethënëse jo vetëm në përkujtimin e sakrificës dhe solidaritetit njerëzor që këto festa simbolizojnë, por edhe në mbarëvajtjen e jetës fetare të qytetit apo zonës ku zhvillohen.

Simpoziumi vijoi më tej me referimet e mëposhtme: "Dimesioni social i Kurban Bajramit", Aorel Senja, Myfti i Gjirokastrës, "Rëndësia e Kurban Bajramit", Albert Kanani, imam në Myftininë e Fierit, "Mesazhet e Kurban Bajramit'', Gentjan Mara, imam në Myftininë e Tiranës.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 7