--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
11 prill 2026Lajme

Zhvillohet programi artistik “Profeti Muhamed (a.s), Krenaria e Njerëzimit”

#KMSH#lajme#KMSH#kryetari i KMSH-se#lajme#ramazan#takim pune
Zhvillohet programi artistik “Profeti Muhamed (a.s), Krenaria e Njerëzimit”

Ditën e sotme, në ambientet e Akademisë së Arteve u zhvillua nje program artistik kushtuar Profetit Muhamed (a.s) me temë “Profeti Muhamed (a.s), Krenaria e Njerëzimit”

Në kuadër të kësaj mbrëmjeje, u ndanë edhe çmimet për fituesit e edicionit të pestë të konkursit ndërkombëtar “Urtësitë e Traditës Profetike”, konkurs ky i cili u zhvillua më herët në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”.

Mbrëmja u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafizi Enes Hyka, për të vijuar më tej me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, h. Bujar Spahiu, i cili vlerësoi pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe theksoi rëndësinë e mesazheve profetike në kohët moderne, duke u shprehur se mësimet e Profetit (a.s) mbeten një udhërrëfyes i përhershëm për ndërtimin e një shoqërie me vlera, drejtësi dhe harmoni për të gjithë ne.

Të pranishmit i përshëndeti gjithashtu edhe Prefekti i Qarkut Tiranë, z. Shkëlqim Hajdari, i cili ndau vlerësimin e tij për këtë organizim dhe u drejtua të rinjve me mesazhe inkurajuese.

Më tej, z. Jamal Alsaferti, përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, nënvizoi rëndësinë e iniciativave të tilla në thellimin e njohjes së jetës dhe trashëgimisë profetike, si dhe në përkthimin e këtyre mësimeve në praktikë të përditshme.

Programi vijoi më tej me poezi, ilahi dhe interpretime të ndryshme të realizuara nga studentët e Departamentit të Shkencave Islame në “Bedër” dhe nxënësit e Medresesë së Tiranës. Një vlerë e shtuar e mbrëmjes ishin edhe interpretimet e aktorit Dritan Boriçi dhe këngëtarit Erlind Zeraliu si dhe ilahija “Kalbi fil Medinah” kënduar nga Selma Bekteshi.

Pas këtij programi artistik, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për tre kategoritë e konkursit. Çmimet u ndanë nga Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, Rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Gjergji Sinani, si dhe Drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ardit Dragoti.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përgëzon të gjithë fituesit dhe pjesëmarrësit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e të gjithë atyre që bënë të mundur realizimin e këtij aktiviteti, i cili çdo vit nxit qindra të rinj të hulumtojnë dhe reflektojnë mbi jetën dhe veprën e Profetit Muhamed (a.s).

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 18