--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
10 nëntor 2026Lajme

Zhvillohet panairi i Haxhit dhe Umres ne Xhide te Arabise Saudite

#KMSH#lajme
Zhvillohet panairi i Haxhit dhe Umres ne Xhide te Arabise Saudite

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga Nënkryetari i institucionit, z. Lauren Luli, mori pjesë në Konferencën dhe Panairin Ndërkombëtar të Haxhit, i cili prej disa ditësh po zhvillon punimet në Xhide të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ky aktivitet katërditor, i organizuar nga Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite, në bashkëpunim me Programin e Shërbimit për Mysafirët e të Mëshirëplotit, përbën një nga takimet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e organizimit të pelegrinazhit të Haxhit. Ai bën bashkë mbi 520 institucione vendore e ndërkombëtare, me përfaqësues nga më shumë se 150 vende të botës.

Pjesë e këtij aktiviteti janë edhe disa përfaqësues të tjerë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, mes tyre myftinj, imamë dhe hoxhallarë, të cilët do të shoqërojnë haxhinjtë shqiptarë gjatë haxhit të këtij viti. Prej katër ditësh, ata po ndjekin një program të posaçëm trajnimi, ku po njihen nga afër me procedurat, risitë organizative, shërbimet dhe sfidat që mund të shoqërojnë mbarëvajtjen e Haxhit, me synimin për të garantuar një organizim sa më cilësor dhe kushte sa më të përshtatshme për besimtarët.

Gjatë pjesëmarrjes në konferencën e djeshme, Kryetari Spahiu dhe Nënkryetari Luli zhvilluan një sërë takimesh me drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme saudite. Bisedimet me ta u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e përvojave, si dhe njohjen nga afër të zhvillimeve dhe risive që synojnë përmirësimin e këtij organizimi madhor.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 15