--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
13 mars 2023Aktivitete

Zhvillohet Mbledhja e Parë e Udhëheqësve Myslimanë Europianë dhe Britanikë

#KMSH#lajme
Zhvillohet Mbledhja e Parë e Udhëheqësve Myslimanë Europianë dhe Britanikë

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori pjesë në aktivitetin me temë “Mbledhja e Parë e Udhëheqësve Myslimanë Europianë dhe Britanikë: Komuniteti, Solidariteti dhe Një e Ardhme e Përbashkët e Njerëzimit”, në Londër. Aktiviteti u zhvillua më 11 dhe 12 mars 2023 dhe u organizua nga Liga e Botës Islame (Rabita). Promovimi i “Besëlidhjes së Mekës” në Europë ishte qëllimi i këtij takimi. Besëlidhja e Mekës u hartua në muajin maj të 2019 në Mekën e Nderuar me iniciativën e Rabita-s dhe me pjesëmarrjen e 4500 personaliteteve myslimane nga më shumë se 140 vende të botës. Gjatë qëndrimit të tij në Londër, kryetari Spahiu u shoqërua nga z. Lauren Luli, Myfti i Tiranës dhe nga këshilltari për marrëdhëniet me vendet arabe, z. Jamal al-Safarti.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5