--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
20 dhjetor 2025Lajme

Zhvillohet mbledhja e dytë e Këshillit të Përgjithshëm për vitin 2025

#KMSH#lajme
Zhvillohet mbledhja e dytë e Këshillit të Përgjithshëm për vitin 2025

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë zhvilloi sot mbledhjen e dytë dhe të fundit për vitin 2025, në ambientet e Medresesë së Tiranës.

Mbledhja u çel me leximin e disa ajeteve të Kuranit Famëlartë nga Myftiu i Fierit, z. Mikel Hazizolli, për të vijuar me fjalën hapëse të Kryetarit të Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha, i cili u uroi mirëseardhjen anëtarëve dhe i njohu ata me rendin e ditës.

Më pas, fjalën e mori Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili falënderoi anëtarët për angazhimin dhe kontributin e tyre dhe bëri një përmbledhje të shkurtër të sfidave dhe arritjeve të institucionit në gjashtëmujorin e fundit.

Në vijim u prezantua raporti i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm nga z. Islam Hoxha, ku u trajtuan zhvillimet kryesore në aspektin fetar dhe administrativ.

Kancelari i KMSH-së, z. Fejzi Shaholli, paraqiti më pas një raport të detajuar mbi veprimtarinë e Kryetarit, aktivitetin e drejtorive dhe vendimet e kryesisë mes dy mbledhjeve.

Më tej Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, informoi mbi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet me bashkësitë islame në diasporë, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në fusha me interes të përbashkët.

Ndërsa Drejtori i Financës, z. Edison Hoti, prezantoi projekt-buxhetin për vitin 2026, duke evidentuar pikat kryesore dhe disa sugjerime për përmirësim.

Një moment i veçantë i mbledhjes ishte prezantimi i platformës online për kontribut në projektet aktuale të institucionit, nga Drejtori i Kabinetit, z. Aurel Çani, i cili trajtoi gjithashtu çështje të rëndësishme si protokolli i nikahut, albumi i klerikëve që kanë shërbyer në vend si dhe sistemi i dekoratave.

Mbledhja u mbyll me diskutime nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm mbi çështje dhe strategji që synojnë forcimin dhe përmirësimin e mëtejshëm institucional.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 16