--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
13 maj 2026Aktivitete

Zhvillohet kampionati i futbollit 2026

#KMSH#lajme
Zhvillohet kampionati i futbollit 2026

Forumi Rinor Mysliman Shqiptar, organ i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zhvilloi Kampionatin e Futbollit 2026, duke mbledhur së bashku të rinj nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, të bashkuar nga pasioni për sportin në fjalë.

Në këtë kompeticion morën pjesë 16 ekipe të përbëra nga të rinj që vinin nga universitete, xhami dhe institucione të ndryshme të vendit.

Ndeshjet u zhvilluan me sistem eliminimi direkt, duke sjellë emocione, rivalitet pozitiv dhe një atmosferë të ngrohtë sportive deri në finalen e madhe.

Finalja u zhvillua mes ekipit të Universitetit të Sporteve dhe ekipit të Xhamisë Kombinat, ku ekipi i Universitetit të Sporteve arriti të triumfojë me rezultatin 3:0, duke u shpallur kampion i këtij edicioni.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, si dhe Koordinatori i FRMSH-së, z. Qendrim Zogaj. Ata falënderuan të gjitha ekipet pjesëmarrëse për kontributin dhe frymën sportive që i dhanë kampionatit, si dhe përgëzuan fituesit për paraqitjen dhe suksesin e arritur.

Vlen të theksohet se gjatë gjithë kampionatit mbizotëroi një atmosferë sportive, vëllazërore dhe respekti reciprok mes të rinjve, duke e kthyer këtë aktivitet në një shembull të bukur të unitetit, edukimit dhe bashkëpunimit përmes sportit.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 14