--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
17 mars 2022Aktivitete

Zhvillohet edicioni i katërt i kampionatit të shahut me shoqatën e të verbërve, dega Tiranë

#KMSH#lajme
Zhvillohet edicioni i katërt i kampionatit të shahut me shoqatën e të verbërve, dega Tiranë

Drejtoria e Çështjeve Sociale pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zhvilloi edicionin e katërt të kampionatit të shahut me shoqatën e të verbërve, dega Tiranë. Në fjalën e tij të përshëndetëse, Drejtori i Çështjeve Sociale, z. Edvin Kuçi, pasi i falenderoi anëtarët e kësaj shoqate për pjesëmarrjen, theksoi bashkëpunimin ndërjmet dy instituconeve. Gjithashtu ai vlerësoi faktin se aktivitete të tilla shërbejnë për integrimin e mëtejshëm të kësaj kategorie në shoqërinë tonë. Më pas shahistët zunë vendet përkatëse për të filluar kampionaitn, kampionat i cili zgjati rreth 3 orë me sistem grumbullimi pikësh, nga ku u pa se u zhvilluan ndeshje të forta midis konkurrentëve. Nga pikët e grumbulluara, fitues i këtij kampionati u shpall z. Armand Hysaj. Në fund të aktivitetit, Drejtori i Çështjeve Sociale, z. Kuçi, shpërdau çmimet fituese në vlera monetare për vendin e parë, vendin e dytë dhe të gjithë shahistët pjesëmarrës.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 5