--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
22 prill 2024Aktivitete

Zhvillohen mbledhjet e sesionit të 23-të të Këshillit të Lartë për Çështje të Jurisprudencës Islame të Ligës Botërore Islame

#KMSH#lajme
Zhvillohen mbledhjet e sesionit të 23-të të Këshillit të Lartë për Çështje të Jurisprudencës Islame të Ligës Botërore Islame

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ndodhet në Rijad, kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, ku mori pjesë në mbledhjet e sesionit të 23-të të Këshillit të Lartë për Çështje të Jurisprudencës Islame të Ligës Botërore Islame - RABITA, të cilat u zhvilluan ndërmjet datave 20-22 prill nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate, Dr. Muhamed Abdulkerim El Isa.

Gjatë këtyre mbledhjeve, përfaqësues fetarë dhe dijetarë nga vende të ndryshme të botës diskutuan rreth një numri çështjesh që kanë të bëjnë me shkencën e Fikhut (Jurisprudencës Islame) sipas agjendës së aktivitetit.

Në kuadër të kësaj konference, z. Spahiu, u takua me liderë fetarë, studiues, akademikë dhe personalitetet më në zë të botës islame.

Kujtojmë se kryetari Spahiu është anëtar i Këshillit të Lartë për Çështje të Jurisprudencës Islame të Ligës Botërore Islame – RABITA.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6