--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
25 tetor 2024Aktivitete

Zëvendësministri i Haxhit dhe Umres në Mbretërinë e Arabisë Saudite viziton KMSH-në

#KMSH#lajme
Zëvendësministri i Haxhit dhe Umres në Mbretërinë e Arabisë Saudite viziton KMSH-në

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e KMSH-së zëvendësministrin e Haxhit dhe të Umres në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Dr. Hassan al-Manakhra, i shoqëruar nga grupi i tij i punës.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte vizita e ardhshme e Shkëlqesisë së Tij, Taufik bin Fauzan al-Rabiah, Ministër i Haxhit dhe Umres në Mbretërinë e Arabisë Saudite, i cili do të vizitojë Shqipërinë në ditët në vijim me ftesë zyrtare nga z. Bujar Spahiu, kryetar i KMSH-së.

Një pikë tjetër e këtij takimi ishte diskutimi mbi vizitën e vendeve të shenjta dhe se si mund t'u shërbehet më mirë pelegrinëve shqiptarë në këtë aspekt nga instancat saudite dhe ato shqiptare.

Kjo vizitë dhe diskutimet e lartpërmendura përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 6