--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
8 korrik 2023Aktivitete
Zëvendës Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë viziton KMSH-në
#KMSH#lajme

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim pune në selinë e institucionit, z. Abdullah Al Shahri, Zëvendës Ambasador i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Bashkëbisedimi ndërmjet tyre u fokusua kryesisht në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e ritualit të haxhit për këtë vit, ku si asnjëherë më parë, nga Shqipëria u nisën mbi 800 besimtarë. Një pikë tjetër ishte edhe diskutimi mbi bashkëpunimet dhe marrëdhëniet e mira institucionale ndërmjet Ambasadës dhe KMSH-së. Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë rreth aktualitetit të vendit.
Galeria e Fotove

1 / 3