--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
24 nëntor 2014Lajme

“Triumfi i Besimit” shfaqet në festivalin “Albanian Film Week” në SHBA

#KMSH#lajme
“Triumfi i Besimit” shfaqet në festivalin “Albanian Film Week” në SHBA

Është shfaqur në Nju Jork, SHBA, dokumentari "Triumfi i besimit", kushtuar H. Hafiz Sabri Koçit.

Ky dokumentar vjen në Javën e Filmit Shqiptar në Amerikë, si një prodhim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë  dhe konkuron Java e Filmit Shqiptar e ka zanafillën në 100 vjetorin e pavarësisë, ku u shfaqën 100 filma shqiptarë në Amerikë. Synimi i festivalit është që nëpërmjet filmit shqiptar të shfaqet kultura dhe vlerat historike të kombit tonë. Në edicionin e tretë që po mbahet këtë vit në Neë York merr pjesë në kompeticion dhe dokumentari i realizuar nga KMSH "Triumfi i Besimit" me regji të Algert Skenderit.

Për çdo vit “Albanian Film Week”, prezanton filma dhe dokumentare të shkurtër, organizon workshope, pritje, si dhe mbrëmjen e madhe gala, ku dhe do të jepen çmime të ndryshme.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2