--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
7 tetor 2025Aktivitete

Takim pune me imamët dhe myftinjtë që shërbejnë në institucionet e sigurisë

#KMSH#lajme
Takim pune me imamët dhe myftinjtë që shërbejnë në institucionet e sigurisë

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, së bashku me anëtarë të Kryesisë, zhvilloi një takim pune me imamët dhe myftinjtë që ushtrojnë detyrën e tyre në institucionet e sigurisë në vend.

Ky takim kishte për qëllim të trajtonte mbarëvajtjen e aktivitetit, vlerësimin e performancës së shërbimit të deritanishëm si dhe të mblidhte sugjerime për përmirësimin e këtij sektori të rëndësishëm.

Në fjalën e tij, kryetari Spahiu theksoi rëndësinë e kujdesit dhe përkushtimit në përcjelljen e mesazheve të pastra e të drejta të fesë islame, si dhe vlerësoi punën e vazhdueshme të imamëve dhe myftinjve në shërbim të komuniteteve brenda institucioneve të burgjeve. Ai nënvizoi gjithashtu rolin e bashkëpunimit të ngushtë me Drejtorinë e Çështjeve Sociale pranë KMSH-së në realizimin e misionit të tyre.

Më tej, nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, informoi pjesëmarrësit mbi përpjekjet e ndërmarra për përmirësimin e statusit të imamëve që shërbejnë në këto institucione, ndërsa Drejtori i Çështjeve Sociale, z. Edvin Kuçi theksoi rëndësinë e këtij misioni dhe kontributin e çmuar që ofrojnë imamët në këtë fushë.

Nga ana e tyre, imamët dhe myftinjtë pjesëmarrës shtruan për diskutim disa çështje praktike, me synimin për të përmirësuar më tej punën e përbashkët në të ardhmen.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 7