--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
17 janar 2014Aktivitete

Shkodër, aktivitet në përkujtim të Figurës Profetike

#KMSH#lajme
Shkodër, aktivitet në përkujtim të Figurës Profetike
Komuniteti Mysliman (Myftinia Shkodër) organizoi një aktivitet fetar e kulturor në teatrin “Migjeni”, në përkujtim të Lindjes së begatë të Hz. Muhamedit (a.s). Aktiviteti nisi me shfaqjen e produksionit më të ri filmik të prodhuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në lidhje me dërgesën profetike dhe misionin global me të cilin Hz. Muhamedi (a.s) u dërgua. H. Bujar Spahiu, nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në fjalën e tij, u përqendrua te rëndësia e dërgesës profetike dhe vlera e madhe e traditave profetike, si një udhëzim i përhershëm për brezat myslimanë dhe njerëzimin. Ndërsa Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, iu drejtua me disa fjalë të ngrohta, plot prekje malli e dashurie, Profetit Muhamed (a.s), duke e mbyllur fjalën e tij me një salavat, që u shoqërua nga krejt të pranishmit. Aktiviteti i organizuar më 15 Janar është pasuruar me ilahitë dhe salavatet e kënduara nga grupi i ilahive i Universitetit BEDËR, nën drejtimin e Davud Aktepe.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3