--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
9 prill 2013Lajme

Sektori i Gruas në KMSH, takim mbi të drejtat dhe detyrat e prindërve

#KMSH#lajme
Sektori i Gruas në KMSH, takim mbi të drejtat dhe detyrat e prindërve
Takimi i radhës i Sektorit të Gruas në Komunitetin Mysliman me temën “Të drejtat dhe detyrat e prindërve”, u mbajt në xhaminë e Et’hem Beut në kryeqytet. Që në fillim të takimit përgjegjësja e kësaj zyre, Fatma Karaj, prezantoi për të pranishmet qëllimin e këtij takimi si dhe synimin për të përbashkuar më shumë besimtare në tërësinë e veprimtarisë së gruas islame. Gjatë fjalës së saj, duke u fokusuar në gjendjen e gruas myslimane sot si dhe pritshmëritë dhe mundësitë e saj për t’i kontribuar shoqërisë si nënë, grua dhe qytetare, ajo u shpreh: “Ajo që na bashkon në këto nisma të gjithëve së bashku është pasioni dhe dëshira për rolin dhe pozicionin tonë si nëna dhe gra, e gërshetuar më së miri dhe me qëllimin dhe synimin madhor për të prezantuar drejt dhe pa shtrembërime mësimet e pastra të fesë sonë të lartë”. Në vijim znj. Karaj theksoi se të drejtat e prindërve janë më të lartat në pikëpamje të Islamit. “Kur’ani Famëlartë respektin dhe përgjegjësinë ndaj prindërve i vë menjëherë pas bindjes ndaj Zotit. Në Librin e Shenjtë besimtarët urdhërohen që të jenë të sjellshëm ndaj prindërve dhe t’u binden atyre, gjë kjo që ndikon pozitivisht në përmirësimin e vetë atyre, familjes dhe shoqërisë”, nënvizoi  znj. Karaj. Një program i shkurtër me ilahi dhe poezi i përgatitur nga medresistet e Tiranës i ka dhënë edhe më tepër gjallëri takimit. Në fund, pjesëmarrëset falënderuan përzemërsisht Sektorin e Gruas në KMSH për angazhimin, mbështetjen dhe kontributin e dhënë në favor të tyre, duke kërkuar që në të ardhmen të ketë sa më shumë aktivitete të kësaj natyre.  /Drita Islame/ 06/04/2013

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 2