--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
4 korrik 2016Njoftime

PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT

#KMSH#lajme
PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit 2016, ditën e mart, 05 korrik 2016, do të falet në orën 06:00 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara ish - Hotel Dajtit, Tiranë.

Në këtë ditë të veçantë na nderon me vizitën e tij, Imami i Xhamisë së Shenjtë në Mekë, Qabes, Shejh Salih Bin Talib, i cili vjen në Tiranë me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku do të mbajë një ligjëratë për të pranishmit si dhe do të falë namazin e kësaj dite të shënuar. Imami Talib, përveç faljes së namazit të bajramit, do të falë edhe namazin e sabahut.

PROGRAMI I PLOTË I FITËR BAJRAMIT 2016

04:30 - NAMAZI I SABAHUT (FALJA) 04:45 - KURAN 5:30 - HAPJA 5:35 - LEXIM KURANI - IMAMI I XHAMISË SË ETHEM BEUT, ELTON KARAJ. 5:40 - FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, SKENDER BRUÇAJ. 5:45- LIGJËRATË – IMAMI I QABES, SHEJH SALIH BIN TALIB. 06:00 - FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT 06:10 - HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU I TIRANËS, YLLI GURRA 06:20 - ILAHI