--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
17 janar 2014Aktivitete
"Profeti Muhamed dhe dinjiteti njerëzor" organizohet edhe në Koplik
#KMSH#lajme

Simpoziumi "Profeti Muhamed dhe dinjiteti njerëzor" u organizua edhe në Koplik më 15 Janar 2014.
Në fjalën e tij Nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, theksoi se Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, ka qenë shembulli më i përkryer, në promovimin e tërësisë së vlerave humane, në ruajtjen e dinjitetit njerëzor, pasi Ai, erdhi me misionin për të përsosur moralin njerëzor.
Ndërsa Myftiu i Malësisë së madhe Edmir Smalaj dhe teologu Arben Halluni nënvizuan rëndësinë që ka ndjekja e shembullit të Profetit Muhamed në çdo aspekt të jetës.
Ndërkohë nënkryetari Aga zhvilloi edhe një vizitë në myftininë e këtij rrethi, ku u fol për aktivitetin e saj dhe problematiket e ndryshme.
Galeria e Fotove

1 / 1