--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
8 qershor 2017Lajme

Presidenti i Republikës shtron Iftar në Pallatin e Brigadave

#KMSH#lajme
Presidenti i Republikës shtron Iftar në Pallatin e Brigadave

Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Bujar Nishani, shtroi Iftar në Pallatin e Brigadave, me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Të pranishëm në këtë Iftar ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, përfaqësues të bashkësive fetare, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, përfaqësues të institucioneve në vend, si dhe drejtues të shoqatave islame në Shqipëri.

Presidenti Nishani uroi besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman në Shqipëri.

Presidenti gjithashtu u shpreh se sakrifica sublime në muajin e Ramazanit e nxisin e i kujtojnë shoqërisë sonë se ne kemi nevojë përherë për t’ju përkushtuar Zotit në të gjitha format.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 3