--:--:--
Imsaku--:--
Lindja--:--
Yleja--:--
Ikindia--:--
Akshami--:--
Jacia--:--
29 mars 2016Lajme

Përurohet Xhamia dhe Qendra Kulturore “Shkafane” te Gjiri i Lalzit

#KMSH#lajme
Përurohet Xhamia dhe Qendra Kulturore “Shkafane” te Gjiri i Lalzit

Është përuruar ditën e Premte Xhamia dhe Qendra Kulturore “Shkafane” te Gjiri i Lalzit, Durrës.

Qendra Kulturore dhe Xhamia është ndërtuar nga fondacioni Humanitar “Khalaf Ahmad Al Habtoor” në Bashkëpunim me Institutin “AIITC”, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe Myftininë e Durrësit. Përveç ritualit të faljes kjo xhami do të shërbej edhe si qendër kulturore dhe edukese për besimtarët.

Të pranishëm në inaugurimin e xhamisë ishin, nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu, përfaqësuesi i fondacionit “Khalaf Ahmad al Habtoor”, kryetari i bashkisë së Durrësit, z. Vangjush Dako, Myftiu i Durrësit, z. Redin Quku, Myftiu i Tiranës z. Ylli Gurra, besimtarë dhe banorë të zonës.

Në fjalën e tij përshëndetëse nënkryetari Spahiu falënderoi donaorët si dhe u shpreh se xhamitë janë vatra të dijes dhe kulturës të cilat ushqejnë zemrën me besim dhe rrisin brezat me edukim. Më pas nënkryetari Spahiu ka mbajtur edhe hytben e Xhumasë.

Gjatë përurimit përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, z. Vangjush Dako dhe Khalaf al Habtoor, përfaqësuesi i fondacionit humanitar.

Galeria e Fotove

Gallery Image 1
1 / 7